Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi, mes tyre edhe një ushtar

307
Sigal

Ka shkuar në 25 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi, pasi vetëm ditën e sotme kanë humbur jetën tre persona.

Viktima e fundit është një burrë 70-vjeçar nga Glyfada dhe lajmin e konfirmoi kreu i Bashkisë.

Kryetari i Bashkisë së Glyfada, George Papanikolaou konfirmoi kohët e fundit se një 70-vjeçar pacient i spitalit Evangelismos kishte vdekur, shkruajnë mediat greke.

Gjithashtu edhe gruaja e të ndjerit ndodhet në spital, por fatmirësisht nuk është në gjendje kritike.

Më herët në mëngjes një 64-vjeçar nga Damaskinia Kozani kishte humbur jetën, ndërsa sërish në mëngjes u bë e ditur se i vdekuri i 23-të ishte një ushtar 46-vjeçar nga Xanthi.