Rritet bilanci i viktimave nga tragjedia në brigjet greke, shkon në 80 numri i emigrantëve të vde.kur

121
Sigal

Rritet numri i viktimave si pasojë e përmbytjes së anijes në ujërat greke. Dy trupa të tjerë u gjetën në Pylos, pranë vendit të tragjedisë, duke e  çuar numrin e të vdekurve në 80.

Trupat e pajetë u mblodhën nga një mjet lundrues në det të hapur të Rojës Bregdetare dhe po transportohen në Kalamatë për të kryer autopsinë.

Në pikën ku ndodhi mbytja e anijes me emigrantë kërkimet vijojnë, ndërsa deri më tani janë shpëtuar rreth 108 persona, nga mbi 500 që kanë qenë në total.