Rrëzohet treni në Bangladesh, mbi 5 të vdekur dhe 100 të plagosur

483
Sigal

Një tren pasagjerësh u rrëzua në Bangladesh këtë të hënë, duke vrarë të paktën pesë persona dhe duke plagosur më shumë se 100 të tjerë.

Sipas “Reuters” mund të ketë akoma më shumë viktima brenda dy vagonëve që kanë rënë në një kanal.

“Treni po kalonte në një urë gjatë rrugës drejt kryeqytetit Dhaka, kur doli nga binarët”, tha shefi i policisë, Mohammad Shahjalal.

Ai tha se mund të kishte më shumë trupa të pajetë në vagonët që ishin zhytur në kanal.

Aksidenti ndodhi në afërsi të distriktit Moulavi Bazar, 130 milje në lindje të kryeqytetit Dhaka.

Aksidentet hekurudhore ndodhin relativisht shpesh në Bangladesh, shumë prej tyre në vendkalime të pa mbikëqyrura.