Rrëzimi i avionit TransAsia në Taipei, piloti fiku gabimisht motorrin

428
Kapiteni i avionit TransAsia Airways gabimisht fiku motorrin e vetëm në punë të avionit përpara se të rrëzoheshin në lumë, duke vrarë 43 persona.
Këshilli i Sigurisë së Aviacionit në Taivan tha në raportin e fundit se Kapiten Liao Jian-Zong, kishte dështuar në trajnimin e tij në maj të vitit 2014, pjesërisht për arsye se nuk kishte njohuri të mjaftueshme se si të menaxhonte motorrin gjatë nisjes.
“Uau, tërhoqa marshin e gabuar,” është dëgjuar të ketë thënë kapitani nga regjistrimet e kutisë së zezë.
Sipas raportit, ka pasur konfuzion në kabinë ndërsa dy kapitenët përpiqeshin të rimerrnin në kontroll avionin pasi motorri humbi energjinë.
Liao e uli marshin e motorrit të punës, por nuk e kuptoi gabimin derisa ishte tepër vonë.
Fjalët e fundit që u dëgjuan nga regjistrimet e kutisë së zezë, ishin ato të ndihmës-pilotit në kabinë.
Pak sekonda më vonë, avionic ATR 72-600, që kishte 58 veta në bord, u përplas në një lum të cekët në qendër të Taipei-t pasi kaloi në mes të ndërtesave. Vetëm 15 njerëz arritën të mbijetojnë.
Përplasja e avionit ndodhi më 4 shkurt të këtij viti.
Sigal