Rrëzimi i avionit, Prokurori: Piloti e çoi vullnetarisht drejt përplasjes

538
Përplasja tragjike e avionit Germanëings në Francë ka qenë një akt vullnetar nga ana e ndihmës pilotit i cili ka drejtuar aeroplanin drejt përplasjes. Këto janë të dhënat më të fundit që dalin nga hetimet lidhur me rrëzimin e aeroplanit Airbus A320.
Është Prokurori i çështjes Brice Robin i cili ka bërë të ditur faktin se ndihmës piloti Andreas Lubitz 28 vjeç ka qenë gjallë deri në momentin e përplasjes. Kjo pasi nga regjistrimet audio që kanë dalë nga kutia e zezë, dëgjohet që piloti kryesor i cili ishte mbyllur jashtë kabinës, godiste në mënyrë të vazhdueshme derën. Por ndihmës-piloti Lubitz nuk ka kthyer përgjigje.
Prokurori Robin theksoi se nga regjistrimet në kabinë dëgjohet frymëmarrja e ndihmës-pilotit e cila është normale çka hedh poshtë hipotezat se ai mund të kishte humbur ndjenjat.
Në këtë moment ai gradualisht në mënyrë vullnetare nis të drejtojë aeroplanin drejt malit. Në këtë moment dëgjohen thirrjet e pilotit kryesor i cili kërkon që të hapet dera dhe të marrë ai komandimin e aeroplanit, por sërish nuk ka asnjë përgjigje nga ndihmës piloti Lubitz
“Ndihmës-piloti ishte i vetëm në komandën e aeroplanit. Ai në këtë moment shtyp butonin e sistemit të monitorimit të fluturimit çka nënkupton uljen në mënyrë graduale të aeroplanit. Ky veprim ishte i qëllimshëm. Interpretimi më i besueshëm është se ndhimës-piloti përmes një akti vullnetar kishte refuzuar për të hapur derën e kabinës që të futej edhe kapiteni i cili ishte lënë jashtë. E gjithë kjo ndodh për një arsye por që ne nuk e dimë ende. Megjithatë duket se arsyeja ishte për të shkatërruar këtë avion.” është shprehur Prokurori Brice Robin
Prokurori megjithatë ka përjashtuar hipotezën e një sëmundjeje të ndihmës-pilotit gjatë momentit të përplasjes. 
“Fryma që dëgjohen nga regjistrimet audio janë ato të një personi në gjendje normale.” tha ai
Terrorizmi, Prokurori: Nuk mendoj se është pista e duhur
Prokurori Robin ka konfirmuar po ashtu se gjatë fluturimit por edhe pas humbjes së lartësisë, nuk ka pasur asnjë sinjal apo mesazh për ndihmë nga ana e bordit të avionit. Por edhe kërkesës së kullave të vrojtimit të trafikut ajror për të shpjeguar uljen graduale të avionit drejt shkëmbinjve nuk i është kthyer asnjë përgjigje. Sipas prokurorit pasagjerët nuk e kanë kuptuar se çfarë po ndodhte por vetëm disa çaste para përplasjes fatale.
Në regjistrimin e kutisë së zezë, tha Robin, “ju mund të dëgjoni britmat e udhëtarëve para përplasjes”. Megjithatë krahas pistës së përplasjes si rezultat I një akti vullnetar, po hetohet edhe në lidhje me një akt terrorist, por sipas Prokurorit ka pak gjasa që të rezultojë e vërtetë.
“Komandanti dhe ndihmës-piloti nuk janë të klasifikuar si terroristë. Por edhe pse nuk i dimë arsyet e këtij akti vullnetar unë nuk mendoj se ne duhet të shohim në drejtim të terrorizmit.” u shpreh Prokurori
Avioni Airbus 320 që fluturonte nga Barcelona drejt Dyseldorfit goditi një mal, duke vrarë 144 pasagjerët dhe 6 anëtarët e bordit, pas një zbritje të shpejtë prej 8 minutash.
Kush ishin dy pilotët e fluturimit A320
Dy pilotët e fluturimit A320 të kompanisë Germanëings janë Patrick S. i cili ishte kapiteni djhe piloti kryesor dhe ndihmësi i tij Andreas Lubitz 28 vjeç. Që të dy ishin shtetas gjermanë. Kapiteni ishte babai I dy fëmijhëve dhe me një eksperiencë mbi 10 vjet në fluturim. Ndërkohë i riu Lubitz i cili tashmë dyshohet si autor i rrëzimit në mënyrë të qëllimshme të aeroplanit, kishte nisur punë në vitin 2013, me vetëm 630 orë fluturim të kryera nga ai.
Rrëzimi i avionit, kutia e zezë: Piloti i dytë i mbyllur jashtë kabinës
Analizat e para të kutisë së zezë të avionit Germanwings të përplasur në Alpet Franceze, tregojnë për tmerrin e përjetuar pak minuta para përplasjes, ku pasi njëri prej pilotëve largohet nga kabina e më pas tenton të kthehet sërisht, e gjen derën të mbyllur dhe piloti tjetër refuzon t’ja hapë.
Piloti i mbyllur jashtë kabinës së kontrollit të avionit thërret kolegun t’i hapë derën, por nuk merr asnjë përgjigje. Pasi nuk ka rezultat, ai nis të godasë derën për t’a shembur por nuk ja del dot pasi avioni nis të bjerë poshtë. Kjo është ajo çfarë ka ndodhur në momentet e fundit para rrëzimit të avionit sipas New York Times, që publikoi rrëfimin e një prej investiguesve të kutisë së parë të zezë, e cila është e dëmtuar dhe jo plotësisht e qartë, por e dobishme për të rindërtuar momentet e fundit brenda Airbus 320.
“Nuk dimë arsyet përse një prej pilotëve ka dalë jashtë – thekson burimi, që preferon të mbetet anonim, për të lejuar vazhdimin e hetimeve. Por është e sigurtë ajo çfarë ka ndodhur pak para tragjedisë: piloti tjetër nuk pranon t’i hapë derën kolegut!”
Incidenti deri më tani mbetet i “pashpjegueshëm” edhe nga vetë drejtuesi i kompanisë gjermane Luftansa, Castern Spohr, i cili thotë se avioni ishte në kushte perfekte ndërsa pilotët ekspertë. Ende mbetet mister ndërprerja e komunikimit prej rreth 10 minutash para përplasjes dhe mos raportimi i asnjë ‘anomalie’ për kullën e kontrollit.
Vendi i përplasjes është vizituar dhe nga liderët e Gjermanisë, Francës dhe Spanjës një ditë më parë dhe pritet që edhe familjarët te bëjnë të njëjtin udhëtim drejt alpeve Franceze. Familjarët e viktimave por dhe shumë qytetarë të tjerë kanë kryer homazhe përkujtuese në nderim të 150 viktimave të aksidentit tragjik, në shumë qytete Europiane.
Pse nuk hap porta e kabinës së pilotit
Masat e reja të sigurisë së Airbus hedhin dritë mbi arsyet përse porta e kabinës nuk është hapur dot nga piloti i kyçur jashtë saj. Kjo është një video shpjeguese sesi funksionon porta hyrëse në kabinën e pilotëve në avionë të ngjashëm me atë të Germanwings, që u përplas tragjikisht në jug të Alpeve Franceze.
Pas 11 shtatorit të gjitha linjat ajrore vendosën të rrisin sigurinë duke i blinduar hyrjet, e duke bërë që të pengohet hyrja e një personi të huaj brenda kabinës. Në këto pamje shpjegohet sesi funksionon dera që mund të bllokohet nga brenda për të penguar që askush të mos hyjë pa lejen e pilotëve.
Megjithatë dhe pse ekziston një kod për të zhbllokuar hyrjen në një moment emergjence, nga brenda kabinës së pilotimit, mund të bëhet gjithashtu mbyllja e saj me një levë duke penguar hyrjen. Pikërisht ajo që duket se ka ndodhur, sipas regjistrimeve të zbuluara nga kutia e zezë, në fluturimin nga Barcelona drejt Dyseldorfit, ku avioni humbi kontrollin krejt papritur duke u përplasur e duke shkaktuar vdekjen e 150 pasagjerëve në bord. 
Sigal