Rreth 20 orë fluturim pa ndalesë, pasagjerët shijojnë dy agime në avion

593
Sigal

Pasagjerët shijuan dy agime në avion, pinin verë për mëngjes dhe u organizuan së bashku, gjatë një fluturimi të Qantas,  prej gati 19 ore e 30 min, nga Londra, për në Sidnej.

Fluturimi pa ndalesë u ngrit nga Heathrow të enjten në mëngjes dhe u ul në aeroportin e Sidneit, në drekën e sotme, 45 minuta pas parashikimit, sipas Dailymail.

Në mesin e atyre që ishin në bord ishte Nick Boulos i MailOnline, i cili përshkroi se si një fiziolog, i organizoi udhëtarët në një seri ushtrimesh aerobike, duke përfshirë shtrirje muskujsh, mbledhje dhe shëtitje rreth kabinës.

Qantas e përdori fluturimin si një provë qëndrueshmërie, për të parë se si pasagjerët dhe ekuipazhi, do të përballen me 19 orë fluturim në Boeing 787-9 Dreamliner.

Linja ajrore tashmë po shqyrton nëse do të ngrejë në fluturim aeroplanët, për atë që do të ishte rruga tregtare më e gjatë në botë.