Rreth 1000 të arrestuar në Turqi

464
Më shumë se 980 të dyshuar për terrorizëm janë ndaluar në Turqi brenda shtatë ditëve të kaluara. Ministria turke e Punëve të Brendshme njoftoi se 625 prej tyre dyshohet se janë pjesëtarë të rrjetit të Fethullah Gülen.
328 të tjerët mendohet se kanë lidhje me Partinë e Punës të Kurdistani dhe 26 të dyshuarit e fundit thuhet të jenë militantë të Shtetit Islamik në Irak dhe Levant.
2.286 emigrantë të parregullt janë arrestuar gjatë javëve të fundit në Turqi nën akuzat te ngjashme për terrorizëm.
Sigal