Sigal

Pavarësisht se rrëmbente foshnjat e porsalindura për t’ja dhënë çifteve që nuk bënin fëmijë, mjeku nga Madrid është lënë i lirë nga Gjykata. Siç shkruajnë mediat spanjolle, gjinekologu Eduardo Vela, 85 vjeç kishte kryer krime , por akuzat u hodhën poshtë nga gjykata.

Raportohet se ai është personi i parë që doli në gjyq për birësimet e paligjshme që ndodhën gjatë dhe pas diktaturës fashiste të gjeneralit Franco. Ndërkohë dyshohet se kanë ndodhur mijëra  raste të tjera.

Pas triumfit të Francos në luftën civile të Spanjës 1936-1939, shumë fëmijë iu morën familjeve të identifikuara nga regjimi fashist si republikanë dhe iu dhanë familjeve që mbështesnin regjimin.