Rita Ora dhe Taika Waititi janë në kopertinën e prestigjozes Vogue Australia, ku përmes një interviste, kanë treguar detaje të romancës dhe martesës së tyre. Më poshtë, sjellim disa nga përgjigjet më të lezetshme të çiftit:
Ata folën për albumin “You & I”, në të cilin Rita frymëzohet dhe rrëfen dashurinë e saj me regjisorin e famshëm.
Këngëtarja tregoi të gjithë procesin e krijimit të albumit dhe u shpreh: “Ka qenë një dëshmi e ndodhive të dy viteve të fundit. Sinqerisht, s’kam menduar për gjë tjetër dhe thjesht kam shkruar ndjesitë e mia. Doja t’i nxirrja nga vetja dhe konceptet u bënë këngë dhe këngët, album. Ishte kaq organike. Gjatë procesit, lidhja ime me Taika-n ishte një prej frymëzimeve më të mëdha, por po përjetoja edhe miqësi të reja me njerëz që më kuptonin”, tha ajo, duke shtuar se edhe këto ndërveprime njerëzore shërbyen si muzë.
“E dua dashurinë. Gjithnjë kam qenë e frymëzuar nga dashuria, pasi i adhuroj novelat romantike, filmat romancë, e gjithë krijimtaria ime në muzikë lidhet me dashurinë dhe shpresën”, tha Rita.
Nga ky album, Taika ka si këngë të preferuar “Notting Hill”, pas ii zgjon ndjesinë e nostalgjisë, është një baladë e bukur dhe rininë.
Por, si ndihet ai që Rita i ka dedikuar një album të plotë?
Taika ktheu një përgjigje tipike: “Unë jam Luani në horoskop dhe e gjithë bota vërtitet rreth meje. E jetoj jetën sikur jam në “The Truman Show” dhe gjithçka organizohet për të më argëtuar mua. Ndaj, ka kuptim që më në fund, dikush shkroi një këngë për mua. Jam vërtet i nderuar.
Regjisori shtoi edhe se te Rita admiron faktin që është shumë frymëzuese. “Kam punuar për 20 vite pa asnjë pushim. Për mua, është frymëzuese që të shoh dikë që punon dhe motivohet, reflekton shumë ndjesi të miat dhe është shumë e hpur dhe e sinqertë”.
Nëse jeni kuriozë ta dini se si e gjejnë kohën që të merren me projektet e tyre, njëkohësisht të gjejnë kohën për njëri-tjetrin, artistët u shprehën kështu:
Sipas Ritës: “Duhet të sakrifikojmë ca gjëra që të gjejmë kohën për njëri-tjetrin, sidomos kur jemi 2 njerëz të zënë. Respektojmë kohën dhe hapësirën e njëri-tjetrit”, gjithashtu, dha edhe një këshillë për një lidhje të shëndetshme, e cila ndonëse nuk është shumë konkrete, sërish bën sens.
“Nëse të intereson vërtet, do ta gjesh vetë”, tha ajo.
Ndërsa Taika shtoi: “Gjithashtu, duhet të siguroheni që të kaloni kohë bashkë. Mendohet se është e thjeshtë që të gjesh kohë, veçanërisht kur njerëzit janë të famshëm dhe shumë të zënë, por nuk është kështu. Kjo është martesa, marrëdhënia, ka të bëjë me gjetjen e atij personi që do të shoqërohesh dhe sigurisht, të gjesh kohën për ta bërë këtë”.