Rezulton negativ për Covid-19 zyrtari i ministrisë së Integrimit, Kurti del nesër nga vetizolimi

258
Sigal

Zyrtari i ministrisë së Integrimit në Kosovë ka rezultuar negativ për koronavirusin. Lajmin e ka konfirmuar për mediat vendase, zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kryeziu është shprehur: “Rezultatet kanë dalë negative për zyrtarin të cilin kemi pasur dyshime, por duhet të kemi kujdes të shtuar. Kryeministri Kurti nesër do të del nga vetizolimi.

Ditën e sotme kryeministri në detyrë, Albin Kurti njoftoi se ishte futur në vetizolim, për shkak se kishte pasur kontakt me një zyrtar të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, i cili kishte pasur po ashtu kontakt të ngushtë me një të infektuar me virusin korona.

Veç Kurtit në vetizolim është futur edhe stafi i ngushtë i Zyrës së Kryeministrit dhe ministri i Integrimit, Blerim Rreka dhe stafi i tij.