Revista “Forbes”: Presidenti rus Putin njeriu më i fuqishëm në botë

441
Sigal

Sipas revistës “Forbes”, Presidenti rus, Vladimir Putin
është në krye të listës së njerëzve më të fuqishëm në botë.

“Personi
më i fuqishëm në botë për katër vjet rresht është Presidenti rus, që ka
zgjeruar ndikimin e tij në pothuajse çdo cep të planetit. Nga toka amtare
përmes Sirisë, në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, Putin vazhdon të marrë
çdo gjë që ai dëshiron”, shkruan “Forbes”.


vendin e dytë është presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, Donald Trump, kurse në pozitën e tretë është Kancelarja gjermane,
Angela Merkel.