Reshje të dendura në Japoni, mijëra të evakuuar

486
Shirat e dendur dhe lumenjtë e fryrë në jug të Japonisë bënë të detyrueshëm evakuimin e thuajse 400 000 njerëzve.
Sipas autoriteteve, shumë lumenj kanë dalë nga brigjet dhe gjithashtu rrëshqitjet e dheut nuk mungojnë, diçka që e bëri të domosdoshëm evakuimin e njerëzve për të shmangur viktima në radhët e popullsisë.
Më e prekura është prefektura Fukuoka, ky 375 00 njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre. Ndërsa në prefekturën fqinje Oita, mbi 21 000 të tjerë e kanë bërë këtë dhe tashmë mijërat e njerëzve janë strehuar në shkolla dhe ndërtesa qeveritare.
Agjencia Meteorologjike Japoneze tha se reshjet e fundit janë të paprecedent dhe se do të duhen ditë që ujërat të tërhiqen.
Ekspertët i bën thirrje popullsisë që të ndjekë urdhrat e evakuimit sapo ato të jepen. Mësohet se qeveria japoneze ka angazhuar ushtrinë në zonat më problematike për të ndihmuar autoritetet lokale.
Shirat në Japoni janë pasojë e një sistemi stuhish që shkaktuan përmbytje të rënda në Kinën Jugore dhe vranë të paktën 56 njerëz.
Sigal