Republika Çeke është shteti më i pashëndetshëm në botë, Afganistani më i shëndetshmi

374
Sipas hulumtimeve të reja të kryera nga ‘Clinic Compare’, rezulton se Republika Çeke është shteti më i pashëndetshëm në botë.

Kjo klinikë ka analizuar të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë duke analizuar konsumimin e alkoolit, konsumimin e duhanit dhe obezitetin në 179 shtete të botës.
Mbretëria e Bashkuar është renditur e 19-ta në këtë listë, ndërsa britanikët janë renditur të 9-ët sa u përket pijanecëve më të mëdhenj në botë.
Megjithatë, sipas hulumtimeve, banorët e Republikës Çeke janë konsumues edhe më të mëdhenj të alkoolit, ku individët kanë raportuar se konsumojnë 13.7 litra alkool në vit, që do të thotë 550 ‘shots’ – pra 1.5 ‘shots’ në ditë.
Ata, gjithashtu, janë të renditur të 11-ët si konsumuesit më të mëdhenj të duhanit, ndjekur pas nga Rusia, Sllovenia, Bjellorusia, Sllovakia dhe Hungaria.
Ndërsa, shteti më i shëndetshëm në botë del të jetë Afganistani, ku është populli me përqindjen më të vogël të obezitetit në botë.
Vetëm 2.7 për qind e popullsisë kanë një BMI (indeks të masës trupore) mbi 30.
Plus, banorët e Afganistanit konsumojnë vetëm 83 cigare në vit dhe pinë më së paku alkool.
Sigal