Reporterja në PE: S’ka arsye pse të mos liberalizohen vizat për Kosovën

76
Sigal

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon deklaroi se nuk ka arsye të mos liberalizohen vizat për Kosovën menjëherë.

Deklarata e saj erdhi pas raportimeve se në takimin e sotëm të Grupit Punues për vizat në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian, është vendosur që liberalizimi të hyjë në fuqi më 1 nëntor të vitit të ardhshëm, bashkë me sistemin ETIAS.

“Epo, pse vetëm nëntor 2023? Nuk ka asnjë arsye që të mos jepet menjëherë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Presidenca Çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian sapo ka njoftuar se Grupi Punues për Vizat i Këshillit të BE-së ka zhvilluar diskutimin e dytë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas përgjigjes për KlanKosovën, shtetet anëtare kanë diskutuar rekomandimin e Presidencës Çeke për të lidhur liberalizimin e vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit ETIAS, duke theksuar se është arritur progres në negociata.