Refugjatët, mbyllet përkohësisht kufiri Maqedoni-Greqi

580
Organet e pushtetit të Maqedonisë sot për së treti herë brenda dy muajsh kanë mbyllur kufirin me Greqinë dhe nuk lejojnë kalimin e migrantëve nga Iraku, Siria dhe Afganistani.
Mbyllja e kufirit erdhi si domino efekt pas hapit të ndërmarrë nga organet kroate të cilët mbyllën kufirin pasi që kampi i migrantëve është i stërmbushur. Më pastaj kufirin e mbylli edhe Serbia, kurse para një ore, kufurin e ka mbyllur edhe Maqedonia, shkruan ‘Telegrafi’.
Pritet që kufiri të mbetet i mbyllur disa orë, që më pas të rihapet për të liruar migrantët që të kalojnë nëpër Maqedoni.
Sigal