Referendumi, Zaev: Nuk dorëhiqem, do çoj procesin përpara

408
Sigal

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, në konferencën pas referendumit për emrin e Maqedonisë deklaroi se nuk ka ndërmend të dorëhiqet.

Zaev tha se vota pro e qytetarëve e obligon atë që procesin ta kalojë në procedurë parlamentare dhe në rast se nuk siguron 2/3 e votave, nuk përjashton mundësin e zgjedhjeve të parakohshme, që sipas Zaev fundi i nëntorit do të ishte datë e përkryer.

“Parlamenti e ka radhën, dhjet ditë do të bëjmë përpjekje, por në rast se nuk arrijmë të sigurojmë 2/3 e votave, atëherë alternativë mbeten zgjedhjet e parakohshme”- deklaroi Zaev.