Sigal

Ora 19:00 ka shënuar dhe mbylljen e votimit për referendumin në Maqedoni. Pas mbylljes së qendrave të votimit mund të votojnë vetëm personat të cilët në atë moment gjenden në mjediset e votimit.

Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, pjesëmarrja  e votuesve deri në orën 18:30 ishte 34.09 përqind.

Rezultatet e plota mbi daljen në votime dhe rezulatin do të kumtohen pas përpunimit të plotë të të dhënave nga Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve.

Të drejtën e votimit e kishin rreth 1.8 milion qytetarë, të cilët u ftuan t’i përgjigjen pyetjes: “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjen me Greqisë”.