Reagim i Ministrisë së Jashtme të Rusisë për vrasjen e kreut te Republikës Popullore të Donjeckut

435
Sigal

“Një lajm tragjik ka ardhur nga Donjecku. Kreu i Republikës Popullore të Donjeckut Aleksandër Zaharçenko është vrarë nga një sulm terrorist.

U shprehim ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të z. Zaharçenko dhe u urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve nga shpërthimi, ndërsa qytetarëve të Donbasit u urojmë burrëri dhe qëndrueshmëri.

Jemi të sigurt se në një kohë të afërt do të kryhet një hetim, i cili do të zbardhë të gjitha rrethanat e krimit dhe do të identifikojë ekzekutuesit dhe porositësit e tij.

Por, që tani është e qartë se ky sulm ka për qëllim minimin e procesit të zgjidhjes paqësore dhe politike të situatës në Donbas, si edhe të zbatimit të Marrëveshjeve të Minskut. Dhe e gjithë kjo duket sidomos cinike në mes të një armëpushimi të saposhpallur “shkollor”. Vrasja e njërit prej nënshkruesve të “Kompleksit të Masave” të Minskut përputhet plotësisht me logjikën e Kievit për zgjidhjen e dhunshme të krizës së brendshme në Ukrainë. Veprime të tilla krijojnë një rrezik serioz të destabilizimit të situatës në jug-lindje të Ukrainës.

U bëjmë thirrje autoriteteve në Kiev të heqin dorë nga zgjedhja e metodave terroriste për zgjidhjen e problemeve të brendshme të Ukrainës. Shpresojmë se politikanë të përgjegjshëm ukrainas do të gjejnë forcë për të penguar partinë e luftës dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfrontimit në Donbas”.