Rasti i rrallë në Singapor/ “Fëmijët e pandemisë” lindin me antitrupa COVID

252
Sigal

Në Singapor, një grua e cila është infektuar me koronavirus në mars, kur ishte shtatzënë, ka lindur fëmijë me antitrupa COVID – 19.

Celine Ng-Chan tha për mediat se djali i saj lindi këtë muaj me antitrupa kundër virusit dhe se mjeku i saj dyshoi se ajo i kishte transferuar te ai gjatë shtatzënisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ende nuk është vërtetuar nëse një grua shtatzënë me COVID-19 mund ta kalojë virusin te foshnja e saj.

Mjekët në Kinë kanë raportuar se antitrupat në foshnjat e lindura nga gratë me koronavirus kanë tendencë të ulen me kalimin e kohës. Ndërkohë, një studim mjekësor i botuar nga mjekët amerikanë muajin e kaluar zbuloi se transmetimi i virusit nga nënat te të porsalindurit është i rrallë.