Raportuesja për Shqipërinë në PE: Do të doja të dëgjoja angazhimin për një datë mbi Konferencën Ndërqeveritare. Thuhet “muajin tjetër”, por ai nuk vjen kurrë!

185
Sigal

Është prezantuar sot progres-raporti i Komisionit Evropian për zgjerimin, ku komisioneri Varhelyi tha se shtyrja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë krijuar impakt negative.

Në të njëjtën linjë ishte edhe raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos, e cila theksoi rëndësinë e caktimit të një datë për Konferencën Ndërqeveritare, duke u shprehur se thuhet gjithmonë thuhet “muajin tjetër”, por ai nuk vjen kurrë.

“Kam një opinion të qartë. Është bërë e qartë që Bashkimi Evropian duhet ta mbajë fjalën sa i përket negociatave. Duhet të kalojmë në hapa të mëtejshëm. Ata (Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut) kanë punuar por nuk po jepet rezultati.

Do të doja të dëgjoja prej jush angazhimin për një datë për Konferencën e Parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithmonë është thënë “muajin tjetër”, “muajin tjetër”, por ai nuk vjen kurrë! Njerëzit kërkojnë rezultate dhe duhet ti japim këto rezultate”, tha Santos.