Raketa ruse godet gabimisht Qipron

549
Sigal

Një raketë ruse që ishte nisur nga Siria, përfundoi gabimisht në Qipro, në një zonë malore rreth 20 kilometra nga kryeqyteti Nikosia. Dyshohet se raketa e mbrojtjes ajrore është lëshuar gjatë sulmeve ajrore izraelite mbi Sirinë.

Raketa goditi një mal në veri të Nikosisë rreth 225 kilometra nga bregu sirian. Asnjë person nuk u vra nga raketa që goditi gabimisht Qipron, por u shkaktua vetëm një zjarr.

Banorët i thanë mediave qipriote se kishin parë një dritë të shndërritshme në qiell dhe kishin dëgjuar 3 shpërthime të fuqishme. Raketa kishte shpërthyer në ajër përpara se të përplasej.

Mbetjet e gjetura përputhen me ato të një rakete të mbrojtjes ajrore të Rusisë, S-200, që goditi Gaziantepin në Turqi në Korrik 2018. “Kjo është një nga pasojat e këqija të luftës në rajon”, tha Mustafa Akinci, Presidenti i Qipros Turke.