Qyteti mbulohet nga dëbora blu, fenomeni i rrallë habit banorët

409
Banorët e një qyteti kanë mbetur të habitur, pasi i gjithë vendi u mbulua nga një shtresë dëbore ngjyrë blu. Fenomeni i çuditshëm u kap në video pasi dëbora e ngjyrosur kishte zbarkuar në St Petersburg të Rusisë. Sipas asaj që shkruar e përditshmja britanike “Mirror”, banorët të shtangur u shqetësuan se mund të kishte ardhur si pasojë e kimikateve toksike në atmosferë.
Disa besonin se kjo dëborë e ngjyrosur erdhi nga shkatërrimi i Institutit Kërkimor Kimiko-Farmaceutik të qytetit. Mediat lokale shkruajnë se ekspertët besojnë që dëbora është shkaktuar nga kobalti, një element metalik, apo nga metileni blu, një substancë që përdoret në disa trajtime mjekësore. Disa mostra u dërguan në laborator për analizë, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim për incidentin në fjalë, shkruan tvklan.
Në Shkurt të 2015-s, borë blu ra në qytetin rus të Chelyabinsk. Në atë kohë, një hetim zbuloi se shkak për ngjyrën blu ishte bërë ushqimi ngjyrues që përdoret në vezët e Pashkës. Boja kishte përfunduar në sistemin e ventilimit të një fabrike dhe ishte shpërndarë më pas në të gjithë zonën.