Qeveria italiane ngre një këshill për marrëdhëniet me komunitetin mysliman

439
Qeveria italiane ngriti sot një këshill për marrëdhëniet me islamin në vend, një organ këshillues, i zgjedhur për një integrim sa më të mirë të myslimanëve në një Itali me tradita të krishtera dhe humaniste.

“I përbërë nga akademikë dhe ekspertë të kulturës dhe të fesë islame, këshilli do të jetë përgjegjës për formulimin e qëndrimeve dhe propozimeve për çështje të integrimit në Itali”, sqaroi Ministria e Brendshme italiane nëpërmjet një komunikate.
“Respekti dhe bashkëpunimi midis identiteteve kulturore dhe fetare të pranishme në Itali duhet të ndërtojnë themelet për një dialog që pasuron demokracinë”, u shpreh ministri i Brendshëm, Angelino Alfano.
Alfano shprehu urimet për një komunitet gjithëpërfshirës për të gjithë ata që dëshirojnë të japin kontributin e tyre në zhvillimin në mënyrë paqësore dhe prosperitetin e vendit, në përputhje me respektimin e ligjeve tona të traditës së krishterë dhe humaniste.
Sigal