Qëllohet me thikë një shqiptar në Itali

322
Një shqiptar është sulmuar dhe qëlluar me thikë në një park në zonën e Casalgrande, në Rexhio Emilja, Itali. Bëhet fjalë për një 33-vjeçar, emigrant shqiptar i cili është dërguar në spital nga policia.

I riu emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është jashtë rrezikut për jetën, por mësohet se kishte një plagë sipërfaqësore në kraharor dhe një plagë më të thellë në sqetull.

Policia që ka shkua në vendin e ngjarjes ka nisur dhe hetimet në lidhje plagosjen e shqiptarit, ndërsa ka marrë edhe dëshminë e këtij të fundit.
Sigal