“Pyes veten si është të vrasësh dikë pa dashje”, postimi i vjetër i Alec Baldwin që po bën xhiron në rrjet pasi vrau kineasten në sheshxhirim

51
Sigal

Pas ngjarjes së rëndë në sheshxhirim ku humbi jetën kineastrja Halyna Hutchins, në rrjetet sociale është rishfaqur një postim i vjetër i aktorit Alec Baldwin.

Në këtë postim, Baldwin pyeste veten se si është e mundur të vrasësh një njeri padashje.

“Pyes veten se si duhet të jetë të vrasësh dikë padashje” – është postimi i aktorit, pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në Hungtingon në shtator të vitit 2017, kur policia qëlloi qëlloi për vdekje një të dyshuar.

Dhe duket se përgjigjen për këtë pyetje ai e mori 4 vite më vonë, pasi vetëm një ditë më parë qëlloi me armë dhe vrau padashje Drejtoreshën e Fotografisë së filmit, Halyna Hutchins, e cila ishte vetëm 42 vjeç.

Po ashtu nga të shtënat me armë mbeti i plagosur edhe regjisori i filmit, Joel Souza. Një zëdhënës i aktorit ka sqaruar për mediet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një “mosfunksionimi” të armës së përdorur në sheshxhirim, ku po realizohej një film western.

Policia konfirmoi se Baldwin ishte intervistuar nga hetuesit dhe ishte liruar. Asnjë akuzë nuk është ngritur për momentin kundër tij.

Gazeta lokale, Santa Fe Neë Mexico raportoi se Alec u pa i përlotur jashtë zyrës së sherifit.

Prodhimi i filmit është ndërprerë pas ngjarjes dhe në një njoftim të kompanisë filmike thuhet se: “I gjithë kasti dhe ekipi janë shkatërruar absolutisht nga tragjedia e sotme dhe ne i dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjes dhe të dashurve të Halynës.”

Ndërkohë në rrjet kanë nisur thirrjet për arrestimin e aktorit.