Putin krahason sërish Kosovën me Krimenë por gazetari austriak e nervozon

497
Sigal

Presidenti rus nuk ka duruar dot ndërhyrjet e gazetarit austriak Armin Wolf, i cili insistonte se aneksimi i Krimesë nga Rusia ishte joligjor dhe jo i ngjashëm me shpalljen e pavarësisë nga Kosova

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka qenë i paqetë kur ka folur për politikën ruse, veçanërisht për Kosovën dhe krahasimin me Krimenë, në një intervistë të dhënë për gazetarin Armin Wolf të televizionit ORF.

Madje në një moment gjatë intervistës, Putin i është drejtuar në gjermanisht gazetarit duke i thënë “Për hir të Zotit, më lër të mbaroj”.

Kur gazetari austriak i ka thënë presidentit rus se aneksimi i Krimesë ishte i paligjshëm, duke ndërhyrë në fjalën e Putin, presidenti rus është nxehur duke i thënë Wolf që të mos i bëjë pyetje nëse nuk i pëlqejnë përgjigjet.

Putin më tutje ka deklaruar se nëse Krimea është aneksuar në mënyrë të jashtëligjshme, atëherë duhet thënë se edhe Kosova e ka bërë të njëjtën gjë – me të vetmin dallim se e para e ka bërë përmes referendumit, ndërsa e dyta me vendim parlamenti.

Ai ka theksuar se nëse shqiptarët e Kosovës e kishin të drejtën për të vetëvendosur përmes parlamentit, atëherë mund të thuhet që të njëjtën të drejtën e shfrytëzoi edhe Krimea përmes referendumit.