Putin: Gati për të zhbllokuar grurin nëse hiqen sanksionet ndaj nesh

124
Sigal

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin italian Mario Dgraghi, bisedë e cila është kërkuar që të zhvillohet nga ky i fundit.

Raportohet se Putin gjatë bisedës telefonike me kryeministrin italian tha se Rusia është e gatshme të japë një kontribut të rëndësishëm në tejkalimin e krizës ushqimore përmes eksportit të drithërave dhe plehrave, kusht që të hiqen sanksionet e vendosura nga Perëndimi.