Putin dhe Macron kërkojnë negociata direkte me Phenianin

600
Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai francez Emmanuel Macron, bëjnë thirrje për negociata direkte me Korenë e Veriut për të ulur tensionet pas testeve të fundit me raketë, njoftoi sot Kremlini.
“Gjatë një bisede telefonike, dy krerët e shteteve u treguan të bashkuar sa i përket vazhdimit të përshkallëzimit të tensioneve në gadishullin korean”, deklaroi Kremlini në një komunikatë.
“Ata ranë dakord mbi nevojën e zgjidhjes së kësaj situate jashtëzakonisht të ndërlikuar, vetëm me mjete politike dhe diplomatike, duke rifilluar negociatat e drejtpërdrejta”, thuhet në njoftimin e presidencës ruse.
Kroreja e Veriut ka shkaktuar zemërimin e komunitetit ndërkombëtar, madje edhe të aleatit të saj më të ngushtë, Kinës, pas zhvillimit të testeve me bomë atomike, ku njëra prej tyre ishte 16 herë më e fuqishme se sa ajo në Hiroshima.
Sigal