‘Puthja e paqes’ mes Imamit dhe Papës

501
Sigal

Papa Françesku dhe Imami i Madh i al-Azhar Sheikh Ahmed al-Tayeb u puthën me njëri-tjetrin pas nënshkrimit të një dokumenti mbi luftimin e ekstremizmit.

Ngjarja ndodhi gjatë një takimi ndërfetar në Founder Memorial  në Abu Dhabi të Shteteve të Bashkuara Arabe të hënën.

Papa ndodhet në një vizitë historike tre ditore shtetin arab, i pari nga një Papë.

‘Puthja e paqes’ mes Papës dhe Imamit pushtoi titujt e mediave dhe u bë virale në internet, duke shkaktuar konfuzion mes njerëzve.

Në pamje të parë duket si puthje në buzë, por në fakt bëhet fjalë vetëm për një puthje në faqe.

Pas nënshkrimit të dokumentit, dy përfaqësuesit e lartë fetarë të dy feve të ndryshme, u përqafuan dhe puthën njëri-tjetrin në faqe.

Imazhi u realizua nga Reuters.