Punonte për rusët, arrestohet spiuni në Poloni

368
Sigal

Agjencia e kundërspiunazhit polak “ABW” arrestoi një person të dyshuar për spiunazh.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm akuzoi personin e identifikuar si Piotr S, se punon për një shërbim të huaj të inteligjencës dhe për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.

Sipas transmetuesit publik polak “TVP Info”, personi i akuzuar kishte punuar për agjencinë e spiunazhit të Rusisë.

Autoritetet kontrolluan apartamentin dhe vendin e tij të punës, si dhe konfiskuan një armë zjarri, municione, dokumente dhe pajisje elektronike për ruajtjen e të dhënave.

U kontrolluan gjithashtu dhe personat të cilët kanë qenë në kontakt me Piotr S dhe u gjet një armë tjetër dhe municione.

Gjykatësi përgjegjës urdhëroi një periudhë tremujore paraburgim për të dyshuarin.