Punonin në ndërtim, policia belge arreston 3 shqiptarë: Do dërgohen në Shqipëri, nuk ishin të regjistruar

154
Sigal

Policia e Belgjikës ka kapur tre shtetas shqiptarë të cilët ishin duke punuar në të zezë në një kantier ndërtimi në qytetin e njohur Antwerp. Siç edhe është bërë me dije gjatë muajve të fundit, ky qytet është kthyer në një nga qendrat e mëdha të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sa i përket arrestimit të tre shqiptarëve, mediat belge raportojnë se ata nuk ishin regjistruar si punëtorë nga punëdhënësi i tyre dhe pas një vendimi të Departamentit të Emigracionit, të tre u transferuan në një institucion me qëllim riatdhesimin e tyre në Shqipëri.