Publikohen pamjet/ Pas përplasjes me anijen turke në Egje fregata greke pëson dëmtime

318
Sigal

Konflikti mes Greqisë dhe Turqisë nuk është qetësuar ende, pavarësisht se anijet turke u tërhoqën dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presideni francez Emmanuel Macron kanë deklaruar se popunojnë për qetësimin e tensioneve.

Paraditen e kësaj të premteje mediat greke kanë publikuar pamje të fregatës “Lemnos”, e cila pati një incident me fregatën tjetër turke “Kemareis” në ujërat e “nxehta” të Egjeut Lindor.

Fregata “Lemnos” e demtuar

Nga ana tjetër mediat turke raportuan se fregata greke ishte dëmtuar dhe kishte dalë jashtë funksioni duke shkuar për të riparuar, por Qeveria greke nxorri fotot duke thënë se ajo është tërësisht funksionale dhe vijon operacionin në Egjeun Lindor

Në një kohë që anija “Oruç Reis” ka qenë duke kryer kërkime në Egjeun Lindor, mediat turke raportojnë se fregata greke “Limnos” ka kryer manovra të rrezikshme në drejtim të saj duke i kërkuar që të largohet nga zona.

Në këtë mënyrë ka  ndërhyrë fregata turke “Kemalreis”. Gjatë këtyre manovrave ka patur edhe një përplasje të lehtë mes dy anijeve ushtarake duke bërë sipas mediave turke që fregata greke të largohet duke shkuar për tu riparuar.