Pse po rriten infektimet nga koronavirusi në SHBA? Mjeku amerikan tregon të vërtetën

333
Sigal

Njerëzit në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara po lëvizin më shumë tani sesa në fillim të pandemisë.

Kjo nuk është mirë, tha mjeku Christopher Murray, drejtor i Instituti Health Metrics and Evaluation (IHME) at në Universitetin e Uashingtonit, i cili publikon parashikime të rregullta në lidhje me pandeminë e coronavirusit.

Më shumë lëvizje do të thotë më shumë përhapje të virusit. “Nëse i shikoni të dhënat e lëvizshmërisë të mbledhura nga celularët në shumë pjesë të vendit, ne jemi pothuajse përsëri në nivelet e lëvizjes para-COVID-19, kështu që ne thjesht nuk jemi aq të kujdesshëm sa njerëzit e vendeve të tjera”, tha Murray për CNN.

Murray tha se kur rastet fillojnë të zbresin, njerëzit kanë tendencë të fillojnë të bashkëveprojnë më shumë, e cila rezulton me rritjen e rasteve me COVID-19, transmeton Telegrafi.

IHME publikoi një model të enjten që parashikon afër 300 mijë vdekje në SHBA nga coronavirusi deri më 1 dhjetor.

Modeli llogariti që nëse 95 për qind e njerëzve në Amerikë do të mbanin maska, ai numër mund të ulet në 228.227 vdekje, duke shpëtuar më shumë se 66 mijë jetë.

Ndryshe, SHBA-ja deri më tani ka regjistruar mbi 4.9 milionë raste gjersa kanë ndërruar jetë mbi 161 persona.