Pse Clinton mund të humbasë edhe nëse amerikanët e votojnë?

509
Sigal

BILL
SCHNEIDER

Nuk është e mjaftueshme të fitosh zgjedhjet.
Gjithashtu duhet të fitosh interpretimin. Çfarë lloj mandati do të ketë
kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton, nëse ajo fiton? Gjithçka
varet nga diferencë e fitores.




Kandidati republikan për president, Donald Trump
ka treguar se ai nuk ka ndërmend ta pranojë humbjen edhe në qoftë se
udhëheqësit republikanë do ta pranonin për të. Trump tashmë është duke
pretenduar se zgjedhjet janë të manipuluara. Nëse ai humbet ngushtë, ai ka të ngjarë
të këmbëngulë se zgjedhjet janë vjedhur.




Një rezultat i ngushtë do të nënkuptonte se
Klinton ka fituar vetëm për shkak se nuk ndodhet në situatën e Trumpit.
Mbështetësit e Trumpit do të bashkohen dhe të protestojnë fitoren e Clinton
deri në shpalljen zyrtare në janar.




Ata do ta akuzojnë atë si një presidente të
paligjshme dhe do t’u bëjnë presion republikanëve në Kongres për të bllokuar
çdo gjë që demokratja do përpiqet të bëjë.




Nëse fitorja e saj nuk sjell përfitime të mëdha
demokratike në Kongres, republikanët do të ndihen të inkurajuar për ta
shpërfillur. Një fitore e ngushtë do të thotë bllokim pafund.




Rreth 70 për qind e amerikanëve thanë në një
sondazh të “Gallup” se ata nuk janë të kënaqur me mënyrën se si po shkojnë
gjërat në Shtetet e Bashkuara. Nëse republikanët do të kishin nominuar një
kandidat me të “pranueshëm”, si guvernatori Ohio, John Kasich apo senatori i
Floridës, Marco Rubio, Clinton me shumë mundësi do të humbiste.




Stafi i Clinton e ka kuptuar se ka shumë vend për
ndryshime. Kjo është arsyeja pse burri i saj tha konventën Demokratike në
gusht: “Ajo është njeriu më i mirë për të bërë ndryshime, që unë kam
njohur ndonjëherë – duke shtuar – ajo gjithmonë dëshiron të ecë përpara.”
Clinton sugjeron ndryshime që vijnë duke u rritur. Masat për të zvogëluar
pabarazinë. Për të luftuar ndryshimin e klimës. Për të zgjidhur konfliktet
ndërmjet pakicave dhe policisë. Për të krijuar më shumë vende pune. Për të
mposhtur Shtetin Islamik pa dërguar një numër të madh trupash amerikan.




Një fitore dërrmuese e Clintonit do të thotë një
Amerike e Re, një koalicion i grave që punojnë, afrikano-amerikanët, latinët,
aziatiko-amerikanët, nënat e vetme, votuesit hebrenj dhe myslimanë që e sollën
presidentin Barack Obama në detyrë, kanë mbërritur në fund dhe janë aty për të
qëndruar. Të gjitha këto grupe i janë besnike demokratëve. Ata do të sjellin
një mesazh për Partinë Republikane ashtu siç ka thënë edhe vetë guvernatori
John Kasich: “Në qoftë se Partia Republikane nuk zhvillohet, Partia
Republikane do të vdesë.”




Një tipar goditës i kësaj fushate presidenciale
është hendeku i madh i arsimit. Pjesa më e madhe e të paarsimuarave po
mbështesin Trumpin, 62 për qind sipas sondazhit ABC Neës-Ëashington Post. Për
herë të parë në më shumë se 50 vjet, të bardhët me një diplomë kolegji po
votojnë për demokratët, 51 për qind e tyre. Për votuesit e arsimuar, Trump
përfaqëson politikën e “nuk di-asgjë”. Mbështetësit e tij refuzojnë ndryshimin
e klimës si një shaka. Ata janë dyshues ndaj të huajve dhe emigrantëve. Ata janë
të frikësuar nga një ekonomie e globalizuar. Ata mbajnë ende mëri raciste.




Ata besojnë se pjesa tjetër e botës po përfiton
nga Shtetet e Bashkuara. Ata ushqejnë teoritë e konspiracionit dhe besoj se
këto zgjedhje është duke u rrëmbyer nga forcat e liga.




Shumë amerikanë nuk durojnë të qeverisen nga
ekspertë të arsimuar dhe profesionistë si Clinton dhe Obama. Pakënaqësitë e
elitës të arsimuar ka qenë gjithmonë një tendosje e thellë në populizmin
amerikan.




Pakënaqësitë e elitës së arsimuar drejtojnë edhe
urrejtjen e shtypit. Gazetarët, sidomos gazetarët kombëtar, zakonisht janë të
arsimuar mirë dhe kanë një pamje të sofistikuar për botën. Një editor
konservator i “Neë York Times” shpjegoi se gazetarët e zakonshëm janë “të
interesuar për çdo lloj të diversiteti, përveç atij që do të sfidon
paragjykimet e tyre”, duke përfshirë “fanatizmin ndaj fesë konservatore,
fanatizmin kundër ruralëve dhe fanatizmin ndaj klasës punëtore dhe të varfërve”.




Amerikanët e arsimuar do ta interpretonin fitoren
dërrmuese të Clintonit, si mbështetje e vlerave të tyre të
“shkolluara”. Për ata më pak të arsimuarit, kjo do të konfirmonte
ndjenjën e izolimit dhe pakënaqësisë.




Secili nga katër presidentët e fundit – George W
Bush (i vjetri), Bill Clinton, George W. Bush (i riu) dhe Barack Obama,
premtuan se do ti bashkonin të gjithë amerikanët. Të gjithë ata dështuan.




Ka pak gjasa që Clinton ose Trump, dy nga figurat
më përçarëse në politikën SHBA-së, të mund të shërojë këtë gjë. Dy amerikanë,
dy interpretime në fund të fundit.




Marrë nga Reuters