Provokon Patriku Irinej: Kosova është Jerusalemi serb, por ne po zhdukemi si popull

509
Patriku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej ka provokuar sërish me një deklaratë të tijën sa i takon marrëdhënieve me Kosovën. Në mesazhin e Krishtlindjes ortodokse, Irinej ftoi besimtarët serbë që me zemër e shpirt të jenë një me popullin serb në Kosovë, e cila sipas tij është “pronë e përjetshme serbe”.
Mediat serbe shkruajnë se patriku Irinej ka theksuar se “nuk duhet të harrojmë që ‘Kosova dhe Metohia’ është Jerusalemi serb dhe vend ynë i shenjtë”, duke kërkuar që “të mos i harrojmë qytetarët tanë që jetojnë në Kosovë dhe Metohi në kushte të vështira”, përcjell tg.
“Ftojmë të gjithë besimtarët që në këtë natë të qetë, me zemër e shpirt të jenë një me një popullin e shumëvuajtur ortodoks serb, i cili me besnikëri ruan çdo hap të tokës së shenjtë të Kosovës dhe Metohisë, e cila na është dhuruar nga Zoti si një pronë e përjetshme”, tha Irinej.
Sipas tij, “asgjë nuk do të vlejë për serbët, as shteti, as qytetet dhe fshatrat e rregulluara, as zhvillimi ekonomik, për të cilin përpiqemi aq shumë as të gjitha të mirat e kësaj bote, nëse ne si komb, gradualisht, por sigurt, po zhdukemi. Pra nëse vdesim më shumë se sa lindim”.
Sigal