Protokolli mjekësor për koronavirusin, hidhet poshtë propozimi i Federatës Italiane

288
Sigal

Komiteti Shkencor në Itali shtyu për ditën e nesërme vendimin për miratimin e Protokollit Mjekësor të hartuar nga Federata Italiane e Futbollit.

Sipas mediave nga vendi fqinj, ekspertët e konsideruan draftin e fundit si “të pamjaftueshëm” dhe verdikti do të mësohet ditën e nesërme.

Pika më thelbësore është nëse skuadra duhet të vendoset karantinë për dy javë kur një lojtar apo pjesëtar i stafit teknik rezulton pozitiv me koronavirus nga analizat.

Qeveria italiane ka lejuar nisjen e përgatitjeve individuale të futbollistëve në datën 4 maj, ndërsa në datën 18 maj do të shikohet mundësia nëse skuadrat do të stërviten në grup.