Protestuesit sulmojnë televizionin në Qipro, plagosen dymbëdhjetë policë

174
Sigal

Një grup protestuesish kanë sulmuar mbrëmjen e së dielës, stacionin televiziv “Sigma” në Qipro, duke shkaktuar dëme të mëdha brenda dhe jashtë ndërtesës.

Mediat greke bëjnë me dije se gjatë sulmit grupi që protestonte kundër masave kufizuese të Covid-19, ka shkaktuar dëme në televizion.

Policia e Qipros është në kërkim të dhjetë personave, ndërsa ka publikuar foto nga vendngjarja.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje deri më tani janë arrestuar pesë persona, ndërsa dymbëdhjetë policë janë plagosur gjatë përplasjeve me protestuesit. Shtatë prej tyre janë dërguar në spital, ndërsa dy janë në gjendje të rëndë.

Komisionerja e BE për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, Stella Kyriakidou , dënoi sulmin ndaj grupit “Zeus” në Nikosia në një postim në rrjetet sociale, duke theksuar se liria e shtypit është “e panegociueshme në familjen Evropiane”.