Protestuesit e dhunshëm rikthehen rrugëve të Shkupit, ofendojnë shqiptarët

415
Protestuesit e dhunshëm që lënduan deputetët e shumicës së re parlamentare dhe gazetarët, sot përsëri kanë dalë rrugëve për të protestuar për, siç thonë ata, deklaratës së Partive shqiptare dhe kundër rrezikimit të unitetit të shtetit.
Nga protestuesit këndohen këngë patriotike dhe folklorike por mbi të gjitha ofendohen shqiptarët dhe Shqipëria.
Ndersa mesohet se situata në Maqedoni, në orët e mbrëmjes ka filluar të tensionohet.
Protestuesit kanë filluar të mblidhen para Kuvendit i cili është siguruar nga forca të shumta të policisë.
Disa nga fytyrat e njohura që u panë edhe në ”Pushtimin e Kuvendit” të enjten e kaluar, shihen edhe sot.
Sigal