Protestë masive në Greqi kundër emrit Maqedoni, mijëra vetë dynden në sheshin Sintagma

629
Qindra mijëra qytetarë grekë kanë dalë në protestë në Athinë për të kundërshtuar përdorimin e emrit Maqedoni si pjesë të një marrëveshjeje të mundshme midis Athinës dhe Shkupit. Organizatorët e cilësojnë këtë si manifestimi më i madh i 20 viteve të fundit.
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, qindra autobusë vërshuan drejt kryeqytetit Athinë, të mbushur me protestues, por dhjetëra të tjerë mbërritën edhe me trena e tragete nga Pireu.
Për të mbajtur nën kontroll protestën që shpesh herë në të shkuarën ka degjeneruar në akte dhune janë mobilizuar mbi 5000 forca policore. Njëri prej drejtuesve të marshimit Michalis Patsikas ka deklaruar se përmes kësaj proteste synohet të dërgohet një mesazh i qartë brenda dhe jashtë Greqisë.
Negociatori i Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz ka shprehur optimizëm për vendet fqinje të Ballkanit duke përmendur këtë vit si kohën e zgjidhjes së kontestit.
Sigal