Protestat në Bullgari: Kush është karateisti kryeministër që duan të rrëzojnë

267
Sigal

Bullgaria ka hyrë thuajse në muajin e potestave ku mijëra qytetarë po kërkojnë largimin e qeverisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm

Situata është pak ngjashëm me Shqipërinë pasi protestuesit kanë ngritur çadra përpara kryeministrisë. Gjithçka ka nisur nga akuzat se Kryeministri Bojko Borisov po mbështet “oligarkët”, një tjetër gnjashmërinë me Shqipërinë.

Në mediat vendore thuhet se këto protesta i mbështet presidenti i vendit Rumen Radev. Kryeministri Borisov ka thënë se edhe mund të dorëhiqet, por aleatët e tij deklaruan se nuk duhet të ndërpritet mandati.

Po kush është Bojko Borisov, njeriu që është në krye të qeverisë që në vitin 2009? Një kampion karateje, që ka punuar deri në vitin 1990 në policinë bullgare, e më pas kur u rrëzua komunizmi ngriti një kompani truprojesh.

Ka qenë bodyguard i udhëheqësit të fundit komunist të bullgarisë, Teodor Zhivkov që qeverisi nga 1954-1989 e më pas ka qenë truprojë e Simeonit III, apo  Simeon Sakskoburggotski, mbretit të rrëzuar të Bullgarisë që u bë kryeministër nga viti 2001-2005 pasi fitoi zgjedhjet në krye të një koalicioni të qendrës.

Protestat në Bullgari: Kush është karateisti kryeministër

Pasi mbylli karrierën si bodyguard, Borisov, kandidohet si i pavarur, por me mbështetjen e socialistëve, si kryebashkiak i Sofies ku fiton. Qëndron në mandat deri në vitin 2009, ku themelon një parti të djathtë pas shkrirjes së Frontit Demokratik pra partisë së parë antikomuniste në vend dhe fiton zgjedhjet. Në 2009 zgjidhet kryeministër në krye të një koalicioni të qendrës së djatthë.

Socialistët bullgarë e kanë halë në sy pasi nuk kanë mundur ta mundin edhe pse Stanishev rivali i tij, u zgjodh edhe kryetar i PSE.

Borisov ka dhënë dorëheqjen mbi 3 herë pas protestave popullore që kanë shpërthyer në vend e ka shpallur shpesh zgjedhje të parakohshme. Por gjithmonë ka fituar. Ka një sherr permanent me presidentin Radev, një gjeneral i flotës ajrore, të cilin e quan filorus.

Megjithatë vetë Borisov nuk i ka relacionet e këqia me Putinin. Borisov është një partizan i hyrjes në BE i vendeve të Ballkanit, ka një marrëdhënie të mirë me politikanët ballkanikë, e në veçanti me kryeministrin Edi Ramën, me të cilin ka edhe miqësi të ngushtë. Siç duket edhe nga historia e ngjashme të ardhjes në qeveri nga karriera e kryebashkiakut të kryeqytetit.

Protestat në Bullgari: Kush është karateisti kryeministër

Protestat në Bullgari: Kush është karateisti kryeministër