Protesta në Antalia, G20: Më të fortë përballë çdo lloj terrorizmi!

536
20 vendet më të industrializuara janë më të bashkuar së kurrë përballë kërcënimit që vjen nga Shteti Islamik.
Këtë kanë deklaruar të gjithë liderët botërore të pranishëmnë Samitin e G20 në Antalia të Turqisë, i cili duhej të kishte në fokus rritjen ekonomike globale, por që u shndërrua në Samitin e terrozimit dhe të Parisit.
“Ne jemi më të fortë se çdo lloj terrorizmi” , tha Merkel, një mesazh i mbështetur dhe i deklaruar gjithashtu nga Presidenti Barak Obama, ai turk Rexhep Tahip Erdogan, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara të Amerikës Ban Ki-moon, etj.
Merkel tha gjithashtu se një hetim i hollësishëm i sulmeve të Parisit është më i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë e Europës, por edhe për të kuptuar rrjedhën e mijëra klandestinëve që vijnë nga vendet e konfliktit.
Gjatë Samitit, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, zhvilloi një bisedë të gjatë me Presidentin rus Vladimir Putin, edhe pse kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk kishte planifikuar një takim formal.
Liderët kanë diskutuar zgjidhjen e çështjes siriane, për të cilën dy superfuqitë kanë kundërshti, veçanërisht në çështjen se Presidentit sirian Bashar al-Assad.
Liderët ranë dakord që të forcojnë kufijtë e jashtëm të Europës, në kuadër të një strategjie për mbrojtjen e vendeve të unionit nga terrorizmi.
Ndërkohë Samiti në Ankara është shoqëruar me protesta në Antalia, ku demostruesit e kanë quajtur G20 bande imperialiste kriminale.
Gjatë protestës u shënuan përleshje mes forcave policore dhe dëmostruesve teksa polica arrestoi disa prej tyre.
Sigal