Prokurorët ukrainas kontrolle në fshatin e çliruar, gjendet një bodrum kur rusët torturonin civilët

60
Sigal

Prokurorët në një zonë të Ukrainës ku forcat ruse së fundmi u tërhoqën pasi u përballën me kundërofensivën e ukrainasve kanë ngritur ditën e sotme akuza të rënda ndaj pushtuesit.

Sipas raportimeve, ata e akuzojnë Rusinë për torturimin e civilëve në një nga fshatrat e liruar.

Prokurorët në rajonin e Kharkiv thanë, në një deklaratë të publikuar online se kanë gjetur një bodrum ku forcat ruse dyshohet se torturonin të burgosur në fshatin Kozacha Lopan, afër kufirit me Rusinë, raporton Associated Press.

Ata publikuan imazhe që tregonin një telefon ushtarak rus TA-57 me tela shtesë dhe kapëse aligator të bashkangjitur në të. Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar forcat ruse për përdorimin e radiotelefonëve të epokës sovjetike si burim energjie për të goditur me rrymë të burgosurit gjatë marrjes në pyetje.