Prigozhin, shefi i Wagner humb jetën, momenti kur avioni rrëzohet pranë Moskës

Kreu i ushtrisë mercenare Wagner Yevgeny Prigozhin ka humbur jetën ditën e sotme pasi avioni në të cilin udhëtonte është përplasur pranë Moskës.

Agjencia ruse e lajmeve TASS ka raportuar se 10 persona janë vrarë pasi një avion privat u rrëzua në rajonin Tver, në veri të Moskës.

Sigal

Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin raportohet se ka qenë në bordin e avionit të rrëzuar.

Kujtojmë se Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë dhe qeverisë ruse në qershor, por që përfundoi kur presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje.

Prigozhin, shefi i Wagner humb jetën, momenti kur avioni rrëzohet