Presidenti Trump do të tërheqë SHBA nga traktati i raketave me Rusinë

450
Sigal

SHBA do të tërhiqet nga një traktat i rëndësishëm armësh bërthamor me Rusinë, ka konfirmuar Presidenti Donald Trump.

Duke folur për gazetarët, Trump tha se Rusia kishte “shkelur” traktatin e Forcave Bërthamore të Mesme ‘Intermediate-Range 1987’ (INF), shkruan BBC.

Marrëveshja ndalonte raketat me rreze të mesme të nisura në terren, me një distancë prej 500 deri në 5,500 km.

SHBA-të nuk do të lejojnë që Rusia të krikojë armë të tilla, ndërkohë që ne nuk na lejohet”, tha Trump.

“Nuk e di pse ish-presidenti Barak]Obama nuk negocioi ose të tërhiqej”, tha presidenti Trump pas një tubimi të fushatës në Nevada.

“Ata e kanë shkelur atë për shumë vite”.

Në vitin 2014, Presidenti Obama akuzoi Rusinë për ‘shkelje të INF’ pasi ai gjoja testonte një raketë bërthamore të nisur nga toka.

Ai thuhet se vendosi të mos tërhiqet nga traktati nën presionin e udhëheqësve europianë, të cilët thanë se një veprim i tillë mund të rifillonte një garë armësh.

Një burim i ministrisë së jashtme ruse tha se lëvizja e SHBA ishte e motivuar nga një “ëndërr e një bote unipolare” ku ajo është e vetmja superfuqi globale, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti.