Presidenti rus: Nuk e gjykoj të drejtë t’i kërkoj Assadit të largohet nga pushteti

506
Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi sot se nuk e gjykonte të drejtë t’i kërkonte presidentit sirian, Bachar al-Assad të largohej nga pushteti ashtu si kërkojnë perëndimorët dhe vendet arabe, një ditë para bisedimeve në Vjenë për konfliktin sirian.

“Siria është një vend sovran dhe Bachar al-Assad është president, i zgjedhur nga populli. A kemi të drejtë të diskutojmë me atë të tilla çështje? Sigurisht që jo”, konfirmoi Putin në një intervistë të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit.
Sigal