Presidenti kinez pritet nga Obama në Shtëpinë e Bardhë

419
Presidenti i Shteteve te Bashkuara të Amerikës Barack Obama është u takuar me homologun e tij kinez Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë.
Dy liderët kanë diskutuar çështjet kryesore që mbajnë disi nervoze marrëdhenien mes superfuqive gjatë një darke pune.
Pika më delikate aktuale e cila është diskutuar mes udhëheqësve është spiunazhi kibernetik kinez, akuza këto të pretenduara nga Shtetet e Bashkuara dhe të hedhura poshtë nga autoritet kineze.
Por, gjithashtu pjesë e diskutimeve kanë qenë edhe politikat ekonomike të Kinës dhe mosmarrëveshjet territoriale në detin e Kinës Jugore.
Gjithsesi përpos angazhimit të palëve, arritjet priten të jenë modeste. Por Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë dakord për të bashkëpunuar për çështjen e ndryshimeve klimatike dhe pritet gjithashtu një ndryshim në rregullat për uljen e rrezikut të konfrontimeve ajrore në rajonin e Paqësorit në Azi.
Vizita e presidentit kinez ka për qëllim forcimin dhe përmirësimin e marëdhenieve mes dy vendeve, pavarësisht se Xi është pritur me protesta në disa qytete si Siatëll dhe Washington. Grupe pro Tibetit protestuan për respektim të të drejtave të njeriut në Kinë dhe në Washington.
Punëtorët e një fabrike që prodhon avionë protestuan kundër ndërtimit të një kompanie të ngjashme në Kinë, e cila sipas tyre do të tkurrë vendet e punës.
Sigal