Presidenti i Venezuelës kërkesë grave: Mos përdorni tharësen e flokëve

448
Presidenti i Venezuelës u ka bërë thirrje grave që të ndalojnë përdorimin e tharëses së flokëve dhe ka ofruar alternativa të tjera për rregullimin e tyre, me qëllim që të kursejnë energjinë elektrike. Kjo, pasi kriza energjitike në vend vazhdon. Ai tha se gratë duhet ta përdorin tharësen në raste të veçanta. “Unë gjithmonë kam menduar se një grua duket më mirë, kur ajo i than flokët në mënyrë natyrale”, tha Maduro. Nicolas Maduro ka shpallur një dekret ku i jep punonjësve edhe të premten pushim për dy muaj, si pjesë e masave për të kompensuar problemet me energjinë elektrike. Ai ka marrë një sërë masash të tjera, si reduktimin e përdorimit të kondicionerit.
Sigal