Presidenti Holande, anulon vizitën e planifikuar në Shqipëri

458
President i Francës, Francois Hollande, nuk do të vijë në Shqipëri. Burime kanë konfirmuar dje, se kreu i pallatit Elize ka anuluar turin e tij të vizitave, pjesë e të cilit ishin edhe Tirana e Beogradi. Motivet zyrtare të anulimit të këtyre vizitave nuk janë bërë publike, është mësuar se situata politike në Francë e ka detyruar Hollande të heqë dorë prej tyre, vetëm pak muaj përpara përfundimit të mandatit si president. Fushata elektorale dhe sondazhet, të cilat nuk e nxjerrin aspak favorite Partinë Socialiste të Francës, kanë bërë që eksponentët më të lartë të kësaj partie të kërkojnë nga Hollande ndërprerjen e vizitave dhe një angazhim më të madh të tij në fushatë. Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë pas sondazheve të publikuara, ku Marine Le Pen, e Frontit Nacional ishte në avantazh, ndërsa socialistët francezë ende nuk e kanë përcaktuar kandidatin e tyre për zgjedhjet presidenciale, raundi i parë i të cilave do të mbahet më 23 prill.
Sigal