Presidenti çek, Zeman: Duhet të mbrojmë kufijtë

529
Pas sulmeve në Francë, presidentit i Cekisë Milos Zeman deklaroi se Europa duhet të mbrojë kufijtë e saj përballë krizës së emigrantëve.
“Është e domosdoshme të shkojmë nga fjalët tek veprat dhe nga angazhimet për të forcuar kufijtë e jashtëm të BE-së në mbrojtjen reale të tyre, tha Zeman. Sipas presidenti cek, të gjithë vendet e BE-së duhet të zbatojnë rregulloret e Dublinit e cila nënvizon se azilkëkreusit duhet të kërkojnë azil në vendin e parë europian që hyjnë, dhe nëse ata zhvendosen në një tjetër shtet, kryejnë një akt kriminal.
Ndërkohë kryeministri çek Bohuslav Sobotka i konsideroi sulmet në Paris një akt brutal të kryer nga një grup i mirëorganizuar terrorist. Në një konferencë pas mbledhjes së qeverisë, Sobotka shprehu ngushëllimet për viktimat dhe mbështetjen e Pragës ndaj qeverisë franceze.
Ashtu si në pjesën më të madhe të kryeqyteteve të botës, edhe në pragë qindra çeke ndezën qirinj për viktimat, ndësa qyteti Petrin Tower, i cili ngjan si Kulla Eiffel, u ndriçua me tre ngjyrat e flamurit francez.
Sigal