Prapaskenat e marrëveshjes greke: Na vjen keq po nuk ka asnjë mënyrë që ju të dilni nga dhoma

463
Teksa Merkel dhe Tsipras iu drejtuan dyerve në 6 të mëngjesit, pa një marrëveshje, ishte Donald Tusk, presidenti i Këshillit Europian, që veproi për të parandaluar që lodhja dhe acarimi të shkaktonin një prishje historike për eurozonën.
Momenti më i afërt kur Greqia ishte gati të dilte nga eurozona ishte e hëna në mëngjes, pikërisht kur marrëveshja ishte duke dështuar në Bruksël. Financial Times ka publikuar disa nga prapaskenat e arritjes së kësaj marrëveshjeje tepër të vështirë.
Alexis Tsipras i Greqisë dhe Angela Merkel, kancelarja gjermane, vendosën pas 14 ditësh diskutime të tensionuara se ata ata kishin arritur në një fund pa krye. Pa asnjë hapësirë për kompromis, asnjë nuk shihte asnjë arsye për të vazhduar. Grexit ishte opsioni i vetëm real.
Teksa të dy liderët iu drejtuan dyerve, ishte Donald Tusk, presidenti i Këshillit Europian, që veproi për të parandaluar që lodhja dhe acarimi të shkaktonin një prishje historike për eurozonën.
“Na vjen keq po nuk ka asnjë mënyrë që ju të dilni nga dhoma”, ka thënë ish kryeministri polak.
Pika kyçe ishte për madhësinë dhe qëllimin e një fondi privatizimi që do të mbështetej nga asetet e sekuestruara greke. Zj. Merkel donte që shitjet prej 50 miliardë eurove të shkonin për ripagimin e borxhit; Z. Tsipras e pa këtë si një poshtërim kombëtar që do të lëshonte kontrollin e aseteve që kanë vlerë pothuajse sa një e treta e të ardhurave kombëtare greke. Alternativa e tij ishte një fond më i vogël, të ardhurat e të cilit të mund të riinvestoheshin në Greqi.
Një kompromis u arrit më në fund pas më shumë se një orë diskutimesh të gati një dyzinë strukturash të ndryshme. Ai ishte fundi i një fundjave që rezultoi një ndër negocimet më të lodhshme në një krizë të pafund që ishte një test i rëndësishëm për BE-në.
Pas pothuajse 9 orësh diskutime të pafrytshme të shtunën, pjesa më e madhe e ministrave të financave të eurozonës kishin arritur në një konkluzion të qartë: Grexit — dalja e Greqisë nga eurozona— duhet të ishte opsioni i fundit i mbetur.
Michel Sapin, ministri i financave i Francës sugjeroi se ata vetëm “duhet t’i lënë të gjitha mënjanë dhe t’i thonë njëri tjetrit të vërtetën”. Shumë në Dhomë e kapën këtë mundësi me kënaqësi.
Alexander Stubb, ministër i financave finlandez, i sulmoi grekët që nuk kishin qenë në gjendje për tu reformuar për një gjysmë shekulli, sipas dy pjesëmarrësve.
Mosmarrëveshjet arritën kulmin kur Ëolfgang Schäuble, ministri i financave gjerman, i cili ka mbrojtur teorinë e një Grexit përkohshme, qortoi Mario Draghin, kreun e Bankës Qendrore Evropiane. Në një moment, z Schäuble, iu shfry kreut të BQE-së se ai “nuk ishte një idiot”. Komenti ishte i tepër për kryetarin e Eurogroup Jeroen Dijsselbloem, i cili e shtyu takimin deri mëngjesin në vijim.
“Ishte një ngjarje tepër e rëndë, madje e dhunshme,” tha një pjesëmarrës.
Duke mos arritur një marrëveshje të plotë të shtunën, Eurogrupi dorëzoi stafetën të dielën tek drejtuesit e shteteve për të filluar një seancë të tyre, që zgjati gjithë natën.
Teksa orët kaluan dhe e diela mbaroi dhe filloi e hëna, perspektiva e një Grexit dukej gjithnjë e më e mundshme, thanë pjesëmarrësit, duke nënvizuar ndarjen midis politikanëve që nuk po flinin dhe diplomatëve që kishin zvarritur gjashtë muaj bisedime acaruese.
Një zyrtar i lartë në dhomë beson se Gjermania tani ishte tashmë vendi që duket se po vepronte në keqbesim – nuk ishte më kryeministri grek Aleksis Tsipras. Në një moment, zoti Tsipras është dashur të durojnë një leksion nga Miro Cerar kryeministri slloven, të cilin e kundërshtoi dhe kryeministri italian Matteo Renzi.
Përfundimisht, François Hollande, presidenti francez i cili ka luftuar për të mbajtur Greqinë në euro, i ka çuar Merkel dhe Z. Tsipras në zyrën e zotit Tusk për të finalizuar një kompromis mbi fondin e privatizimit. Edhe pse ato ishin në fund të fundit të suksesshme, negociatat duket se kanë nxjerrë në pah tensionet e marrëdhënieve franko-gjermane në zemër të projektit evropian.
“Në Gjermani kishte pak a shumë një presion tepër të fortë për një Grexit. Unë nuk e pranoj si zgjidhje,”u tha z Hollande gazetarëve pasi u arrit një marrëveshje.
Lidhur me fondin e privatizimit, në mënyrë të veçantë, zoti Hollande i dha mbështetje z Tsipras. Kjo ishte një çështje e “sovranitetit,” tha udhëheqësi francez. “Asgjë nuk do të kishte qenë më e keqe se sa të poshtërohej Greqia, Greqia nuk kërkoi lëmoshë, por solidaritet nga zona euro.”
Z. Hollande këmbënguli gjithashtu që mundësia e një dalje të përkohshme greke nga eurozonë – një nismë e diskutueshme, që zoti Schäuble kishte arritur ta fuste në propozimet e Eurogrupit – të hiqej nga dokumenti përfundimtar.
Në fund, disa diplomatë me sy të turbulluar nuk ishin të sigurt se kush kishte dominuar në në seancën maratonë. Por ata dukej rënë dakord se cili kishte vuajtur më shumë.
“Ata e kryqëzuan Tsipras atje,” tha një zyrtar i lartë në eurozonë, i cili kishte marrë pjesë në samit. “E gozhduan”.
Monitor
Sigal